Skela: “Të jemi ne të parët që të realizojmë”

I rikthyer në ditët e arta të tij, edhe pse nuk e ka përgatitjen optimale fizike, fantazisti Ervin Skela, autori i golit të parë me penallti kundër Bjellorusisë mendon se e rëndësishme është të mos pësojmë gol në fillim, ashtu si me Bjellorusinë. "Dëshira jonë e madhe është që të mos pësojmë gol, por të jemi ne të parët që të realizojmë, pasi jo gjithnjë rezultati mund të kthehet në favorin tënd pavarëisht nga loja e mirë që mund të zhvidhosh. Duhet të përpiqemi të jemi kompaktë komplet si skuadër", -përfundon autori 8 golave me fanelën kuqezi.