E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Sllovenia vendos fatet tona

imagesSulmuesi veteran vlerëson vendimtare sfidën e ardhshme të kombëtares shqiptare për të mbetur në garë për botërorin, Brazili 2014. Sulmuesi i Kombëtares dhe Sienës, Erjon Bogdani, ka dhënë një intervistë për Tuttomercatoëeb, ku ka prekur disa pika interesante, mes të cilave edhe sa i përket Botërorit dhe Kombëtares. As vetë nuk besoja që do të mund të suprimonim në grup, pasi prisja një Slloveni dhe Norvegji më të fortë.

Pikërisht ndaj Sllovenisë do kemi një ndeshje në shtator, kur do vendoset gjithçka: nëse fitojmë ne, atëherë do besojmë seriozisht te kualifikimi, përndryshe do jetë pikërisht Sllovenia që do rikthehet në lojë për tu kualifikuar, tha Bogdani. Ndonëse 36 vjeç, ai kërkon sfidë të re. Në Itali ndihem mirë, sepse kam 12-13 vjet që luaj, ndaj është ambienti i duhur. Sdo të mund të shkoja diku tjetër. Mosha ime?

Fizikisht ndihem mirë, them se mund ti jap ende futbollit. Në lidhje me sezonin e sapombyllur: Nuk shkoi mirë, por u penalizuam nga nisja me -6 pikë. Bëmë atë që mundëm. E ardhmja ime? Prioriteti është Siena, por duhet të shohim çfarë ndodh, pra do të regjistrohet apo jo. Sigurisht, më duan disa klube në Serinë B, por së shpejti vendos

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›