Europa League: fiton Teuta, barazon Kukësi, humb Laçi

Teuta e Durrësit ka triumfuar në “Niko Dovana”, duke mposhtur ekipin moldav Dacia Chisinau, për të marrë një rezultat të kënaqshëm 3:1, që premton për të kaluar në turin tjetër. Golat i shënuan: Xhafaj në min. 29,barazuan moldavët në min 38., ndërsa dy golat tjerë i shënuan, Dosti në min. 68, dhe Mancaku në min 73.
Kukësi mori atë që kërkoi në transfertë me Flora Talin të Estonisë. Më shumë se barazimit 1-1 verilindorët i gëzohen golit në të fushën kundërshtare, që merr vlerë të dyfishtë nëse në “Qemal Stafa” formacioni i Armando Cungut thjesht ruan rezultatin e takimit të parë, njofton Supersport. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11 me Post, por në minutën e 79 Gerhard Progni realizoi golin që i siguroi Kukësit një rezultat mjaft pozitiv në takimin debutues në Kupat Europës.
Zhgënjeu në takimin e parë të këtij raundi të Europa Ligë skuadra e Laçit, e cila u mposht 1-0 nga Diferdange i Luksemburgut. Formacioni i Stavri Nicës edhe pse krijoi volum të madh loje nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës, ndonëse kishte përballë një nga skuadrat më të dobëta Europiane që merr pjesë në këtë kompeticion. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua 6 minuta nga fundi dhe mban firmën e Lebrense./indeksonline/