Guardiola: Messi-Neymar? Perfekt

Pep Guardiola është pyetur për mendimin e tij për dyshen e ardhshme te Barceona, Messi dhe Neymar. Trajneri i njohur spanjoll vlerësoi se kjo dyshe do të përshtatet shumë mirë dhe se do të jetë një dyshe perfekte.
"Me Messin kam punuar gjatë dhe i njoh aftësitë e tij. Sa i përket Neymar ai ka qenë një lojtar që unë gjithmonë e kam pëlqyer stilin e tij të lojës. Jam i bindur se të dy do të përbëjnë një dyshe perfekte. Neymar do të përshtatet lehtë te Barcelona, ndërsa të luash me Messin është diçka shumë e lehtë" deklaroi Guardiola./Indeksonline/