Higuain në aeroport

Gonzalo Higuain është parë mbrëmë në aeroport në Buenos Aires. Sulmuesi argjentinas është nisur në një destinacion, i cili flitet se mund të jetë Londra.
Sipas mediave argjentinase, Higuain është nisur për në Londër ku pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit. Shifra prej 27 milion eurove fitet se është e mjaftueshme për blerjen e Higuain nga Arsenali.
Agjenti i tij thuhet se ka ndërmjetësuar bisedimet mes Realit dhe Arsenalit dhe se blerja e tij është punë e kryer./Indeksonline/