Bogdani, asnjë shënjë goli me Sienën

Erjon Bogdani duket se është komplet jashtë forme, kur edhe sot u zëvendësua si rrallë herë në përfundim të pjesës së parë. Siena pësoi një humbje të merituar në shtëpi 3-1, nga një Romë e Spaletit, që duket se do të jetë pretendenti kryesor për titull. Siena luajti me dhjetë lojtarë pas largimit të Brevit në minutën e 10-të. Tadei (47'), Pizaro (70') dhe Chuka(90') ishin autorë të golave për Romën, ndërsa për Sienën shënoi Frik në të 87'.