Kapllani gol për Karlsruhen në barazimin 3-3 me Duisburg

Edmond Kapllani shënoi një tjetër gol në Bundesliga 2 në takimin Karlsruhe-Duisburg (3-3), rezultati i të cilit u vendos në minutën e 90 nga Kurth.
Durrsaku shënoi golin e dytë të takimit në të 63', që solli dhe avantazhin e përkohëshëm 2-1, duke përmbysur atë gol të befasishëm të shënuar nga Duisburg me anë të Lvric në minutën e 12-të.Egiman barazoi 1-1 në për Karlsruhen në të 29'. Në minutën e 68-të Sebastian Freis shënoi golin e tretë për Karlsruhen. Vetëm dy minuta më pas Shlike shkurtoi diferencën në 3-2 për Dusiburg, në të 90-tën ishte Kurth që vulossi rezultatin 3-3, edhe pse në tre minutat e fundit të takimit Duisbrugu luajti me 10 lojtarë (Tararake doli më karton të kuq).
Ky ishte goli i dytë i Kapllanit për këtë sezon me Karlsruhen në kampionat, teksa sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar edhe një gol në Kupën e Gjermanisë, kur Karlsruhe, udhëheqëse e Bundesligës 2 mposhti në Berlin skuadrën e Oberligës, Tennis Borusia 3-1. Kapllani dhe në këtë ndeshje shënoi golin e dytë
Karlsruhe arriti barazimin e parë pas tri fitoresh rresht, por gjithsesi vazhdon të jetë në krye.
Humbet Skerdi Curri
Në ndeshjen Erzgebirge Aue-Greuther Fruth, ekipi i kavajasit Skerdilajd Curri u ndëshkua keqazi në fushën e tij me rezultatin 0-3. Tim shënoi dy gola (6' dhe 68') dh eReisniger një gol (32').
Fiton Mehemet Dragusha
Padeborn i kosovarit Mehmet Dragusha fitoi në shtëpi 2-1 me Kickers Ofenbah. Myller (14') shënoi golin e parë, barazoi Tyrker (29') per Kickers, ndërsa Rotger shënoi golin e fitores për Padeborn në pjesën edytë (63')
Vata fiton me Bajernin
Arminia Bielefeld arriti një fitore befasuese 2-1 me Bajernin e Mynihut. Van Bomel shënoi i pari për ekipin e Magat, ndërsa bilefeldasit shënuan dy herë me Vichiniarek dhe Kemper.
Hanover, fitorja e parë
Hanover i Altin Lalës arriti fitoren e parë në Bundesligë, kur fitoi në transfertë me Volfsburgun 2-1. Të dy golat për Hanover u shënuan nga Brdaric.