Holandë-Shqipëri 94-55, humbja e katërt rresht për kombëtaren

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll pësoi një tjetër humbje në eliminitaroret Kampionatit Europian "Spanjë 2007", e katërta rresht, duke u renditur përfundimisht në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Sot në takimin kundër Holandës, Shqipëria e Arben Fagut dhe Bujar Shehut humbi thellësisht 94-55, duke mos treguar asnjë nga cilësitë e basketbollit shqiptar. Pikëshënuesi më i mirë për Shqipërinë ishte kosovari Saimir Shaptaovic me 16 pikë, për ribaundet Sokol Kasmi me 8 të tilla dhe për asistët ishin Kasmi, Kacolli dhe Shima nga 1 të tillë.
Për Holandën shënuesi më i mirë ishte Peter Van Paasen me 21 pikë, dhe më pas Kees Akerboom me 18 pikë. Holanda u kualifikua për më tej pasi siguroi vendin e dytë në grup, pas Sllovakisë.
REZULTATET E NDESHJEVE E SHQIPËRISË
Shqipëri-Bjellorusi 73-78
(17-22, 22-20, 15-26, 19-10)
9 shtator 2006, Durrës
Sllovaki-Shqipëri 101-88
(26-26, 27-17, 24-23, 24-22)
11 shtator 2006, Pragë
Shqipëri-Britani e Madhe
69-72 (62-62 koha e rregullt)
13 shtator 2006, Durrës
Hollandë-Shqipëri 94-55
16 shtator 2006