E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani mund të rikthehet te Reggina

Sulmuesi i kombëtares Shqiptare dhe aktualisht futbollistë i Kievos në Seria A është pranë kalimit tek skuadra e Rexhinës.Kalabrezët kanë kërkuar shërbimet e shtatlartit të sulmit dhe me shumë mundësi Bogdani do të rikthehet tek Rexhina ndoshta që këtë muaj.Zërat në këtë merkato Janari nuk kanë të mbaruar për sulmuesin Shqiptar të cilin e shikojnë dhe te skuadra e Romës, por me shumë gjasa sulmuesi do të rikthehet në Kalabri pasi aty mund të ketë një vend të sigurtë në formacion.Nëse Er Bomber do të kalonte te Reggina atëherë do të bëhej fjalë për një rikthim të tijin te klubi I parë Italian me të cilin është aktivizuar.Në fillim të janarit u fol për një interesim të fortë të kryeqytetasve të Romës për të marrë shërbimet e Bogdanit por që nuk përfundoi me sukses.Bogdani është aktualisht në forcë te Kievo mirëpo nuk po gjen shumë hapësirë dhe është ndaluar shpesh herë edhe nga dëmtimet.Bogdani te Reggina ka kaluar një periudhë të mirë të karrierës së tij pasi klubi kalabrez ka qënë edhe klubi I parë me të cilin është aktivizuar në Itali pas aventurës në Kroaci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›