E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, mbërrijnë 10 mijë kupona të rinj

Mbërrijnë pranë autoritetit postar dhjetë mijë kupona të rinj, për aplikimin e kartave të identitetit. Edhe pse një ditë më parë ka pasur një fluks rektord shitjesh të mandat- pagesave për letërnjoftimin elektronik, posta qendrore njofton se nuk përbën më problem gjendja e kuponave. Drejtorja e filialit të postës së Tiranës, Pranvera Lalaj, thotë se nuk ka përfunduar ende kontigjenti i mbërritur dje, prej 20 mijë kuponash.Edhe pse sasia e kuponave nuk ka qenë një problem, sërisht pranë sporteleve të zyrave postare ka pasur një fluks të madh njerëzish, ku sigurisht edhe shitjet kanë qenë në maksimumin e tyre. Kjo ka bërë që hera herës sportelet të boshatisnin sirtarët nga kuponat, në pritje të një furnizimi tjetër.Deri më tani janë hedhur në qarkullim 34 mijë kupona për kartat e identitetit. Posta qëndrore prêt furnizim në vazhdimësi për këtë komponent që përbën edhe bazën e aplikimit për letërnjoftimin elektronik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›