Itali greve e atraksioneve kulturore

Shumica e atraksioneve kulturore ne Itali kane mbyllur sot dyert ne kuader te nje greve kunder planeve te qeverise per tu shkurtuar fondet.
Qindra muzeume galeri arti dhe parqe me trashegimi kulturore jane perfshire nga kjo proteste.
Qeveria italiane planifikon te shkurtoje 280 milione euro nga buxheti per kulturen ne tre vitet e ardhshme si pjese e nje plani anti-krize.
Italia ka me shume parqe me trashegimi kulturore se cdo vend tjeter nje fakt ky qe ka tensionuar edhe me shume debatet per buxhetin.
Shembja e dhomes se gladiatoreve ne parkun arkeologjik te Pompeit javen e kaluar ngriti pikepyetje nese shteti eshte ne gjendje te mbroje trashegimite e tij.
Gjithashtu kjo ngjarje beri qe opozita italiane te kerkoje doreheqjen e ministrit te Kultures Sandro Bondi.