E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove KQZ shtyn afatin e regjistrimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove u ka ofruar nje afat shtese deri nga mesi i javes se ardhshme partive qe ende nuk kane plotesuar listat dhe dokumentet per te marre pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Mes 28 subjekteve dhe levizjeve qytetare nga radhet e komuniteteve qe kane paraqitur kerkesen per certifikim jane edhe 8 subjekte politike serbe.

Regjistrimi i tyre eshte bere pavaresisht se Beogradi zyrtar u beri thirrje serbeve te Kosoves qe te bojkotojne zgjedhjet.

Nga ana e tij KQZ ka deklaruar se eshte i gatshem te organizoje zgjedhjet ne te gjithe territorin e Kosoves perfshire veriun.

Afati i dorezimit te listave perfundonte ne mesnate dhe partite e medha priten momentet e fundit per ti dorezuar ato.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›