Bogdani në dispozicion të Kombëtares

Erjon Bogdani i ka dhënë garanci Kombëtares shqiptare, se për aq kohë sa do të jetë në gjendje të mirë fizike, do t’i ndihmoj ekipit kuqezi.
Në një intervistë dhënë televizionit shqiptar ABC News, sulmuesi 34-vjeçar ka vlerësuar edhe emërimin e trajnerit Gianni De Biasi në krye të ekipit shqiptar.
Ndërsa sa u përket kualifikimeve për Kampionatin botërorit 2014, Bogdani e ka vlerësuar grupin e Shqipërisë si mjaft të vështirë. Megjithatë, sulmuesi shtatlartë kërkon maksimumin nga skuadra, edhe pse ajo ndodhet në fazë tranzicioni.
Sa i përket të ardhmes, sulmuesi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Cezena, pasi ofertat nuk mungojnë. Megjithatë, më parë ai do të takohet me drejtuesit e klubit nga Serie A për të vendosur për të ardhmen.