Bogdani nis sotstërvitjen meQPR-në e Briatores
ROME- Erjon Bogdani duket se do të jetë pjesë e skuadrës angleze Queens Park Rangers në sezonin e ardhshëm. Uebsajti italian "tggiallo.it" bëri të ditur mbrëmë se sulmuesi i kombëtares shqiptare do të bashkohet sot me ekipin e kategorisë së dytë angleze, ku do të vëzhgohet nga stafi teknik i saj. Në fakt, kishte kohë që sulmuesi kuqezi ndiqej nga klubi që ka për pronar Flavio Briatoren, por një lëvizje e tillë tashmë duket shumë pranë realizimit. Bogdani mori pjesë në një miniturne me Kievon e Iakinit 2 vjet më parë në Londër, ku la një përshtypje të mirë. Pak ditë më parë, ai u shpreh se është shumë pranë akordit. "Duket se do të shkoj te QPR, trajneri i tyre më pëlqen shumë dhe mund të firmos me ta", tha Bogdani.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)