Zhvishet e dashura e Elvir Muriqit, Rosa Gough tregon linjat perfekte
Rosa Gough është modele e njohur domenikane e cila tashmë karrierën e saj e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe njëherit është e dashura e bokserit kosovar Elvir Muriqi, i cili po ashtu jeton në Shtetet e Bashkuara. Këto ditë çifti në shoqëri të disa miqve të tyre po bëjnë plazhin dhe pushimin në një bregdet të njohur atje. Linjat e bukuroshes latino-amerikane janë të mahnitshme pasi jo pa qëllim imazhi i saj është i preferuar për shumë kopertina të revistave të njohura botërore. Rosa dhe Elviri ka më shumë se një vit që frekuentojnë njëri-tjetrin por akoma nuk kanë vendosur të bashkëjetojnë. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë modelja, në një intervistë para pak kohe për “Panorama plus”. Ajo është e njohur jo vetëm në Amerikë, por edhe jashtë saj. Babai i saj është amerikan, ndërsa nëna domenikane. Në muajin shkurt të vitit të kaluar Rosa kishte qëndruar në Kosovë duke vizituar disa familjarë të të dashurit dhe duke shijuar jetën e natës atje. Akoma nuk dihet nëse çifti ka vendosur për ndonjë përforcim të lidhjes me fejesë apo celebrim. bl. re