Këngëtarja 31-vjeçare pritet që së shpejti të bëhet nënë
Edona Llalloshi është fejuar me një tjetër biznesmen (Gazmend Fejzullahu), ndërkohë që la pas një martesë me një tjetër biznesmen shqiptar me banim në Zvicër. Ndërsa kohë më parë këngëtarja pranoi vetë publikisht ndarjen nga burri. Ajo tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen. Ditën e martesës ajo shkëlqente, duke thënë se ishte dita më e lumtur në jetën e saj. Pas një vit martese, zëri i saj tingëllonte pikëllueshëm, ndonëse ende mbahej e fortë. Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të Hollywoodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra media të shkruara dhe elektronike, dështoi. Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri” – pati deklaruar atë kohë këngëtarja, Edona Llalloshi. ”Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na eci mbarë, prandaj kam vendos me u nda. Fati im ka qenë kështu”, u shpreh këngëtarja. Në tetor të vitit të kaluar, mediat në Kosovë zbuluan fejesën e Edonës me Gazmendin, si dhe shtatzëninë e saj, e cila e detyroi të zbulojë lidhjen e re. Pak ditë më parë, këngëtarja ka bërë publike edhe disa foto të shtatzënisë së saj të parë, një prej të cilave po e servirim edhe ne në këto faqe…