E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët e vrarë/ Itali, sot funerali shtetëror

Ka nisur paraditen e sotme në Itali, rreth orës 11:00, funerali shtetëror për gjashtë ushtarët e vrarë në Afganistan javën e kaluar. Funerali zhvillohet Bazilikën e Shën Palit në Romë.Në ceremonitë mortore marrin pjesë së bashku me familjarët e viktimave, kryeministri Silvio Berlusconi, presidenti Giorgio Napolitano, zyrtarë të lartë të politikës si dhe anëtarë të forcave të armatosura. Në ceremoni , por jo vetëm, por edhe në shkolla e në ndërtesa publike, është mbajtur një minutë heshtje për nder të ushtarëve të vrarë, të cilëve u jepet sot lamtumira e fundit. Pas ceremonisë shtetërore, trupat e ushtarëve do të varrosen privatisht në varreza. Vdekja e ushtarëve pas një sulmi kamikaz në Kabul ishte humbja më e madhe në mesin e forcave italiane qëkur ata shkuan me mision në Afganistan. Ndërkaq flamujt tringjyrësh janë vendosur në afërsi të koleseut dhe në rrugën "Ostiense", vende ku do të kalojë kortezhi funebër për gjashtë ushtarakët e vrarë. Që nga dita e djeshme , por edhe më herët, në ballkone e dritaret e italianëve janë vendosur gjithashtu flamuj për të nderuar paraushtarakët e vrarë në Afganistan. Po kështu edhe në Bazilikën e Shën Palit janë shpërndarë flamuj italianë. Ndërkaq të tjerë flamuj në gjysmë shtizë janë vendosur në ndërtesat publike, ndërsa shumë biznese e dyqanë kanë zjgedhur të qëndrojnë të mbyllura në këtë ditë zie kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›