E Diel, 1 Nëntor 2026

Panama, sekuestrohet 5 ton kokainë

Autoritetet panameze kanë raportuar në fundjavë se kanë sekuestruar rreth 5 ton kokainë. Lënda narkotike është konfiskuar në det nga Roja Bregdetare e SHBA-së. Mbi 200 thasë që përmbanin drogë janë shkarkuar nga anija në portin Colon të Panamasë. Gjashtë persona u arrestuan duke përfshirë tre panamanezë, dy venezuelianë dhe një peruan.
Autoritetet panameze thanë se konfiskim ishte mundësuar falë bashkëpunimit midis forcave të sigurimit panamez dhe atyre ndërkombëtare. Sasia e sekuestruar është bërë publike edhe për opinionin e gjërë. "Imazhet flasin vetë, ajo çfarë ka ndodhur këtu është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis forcave të sigurisë ndërkombëtare dhe forcat e vendit tonë të sigurisë," tha Major Anibal Prados. "Këtë herë i kemi dhënë një goditje të rëndësishme krimit të të organizuar ndërkombëtar dhe ky është një mesazh për bandat kriminale'', vijon më tej Prados. Në mars 2007, SHBA-ja dhe zyrtarë të Panamasë realizuan një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në Amerikën Qendrore, pasi konfiskuan 11,4 ton kokainë me një vlerë të llogaritur prej 200 milion dollarësh dhe që ishte e destinuar për Shtetet e Bashkuara.
Në maj të vitit 2001, roja bregdetare amerikane zbuloi 13 ton kokainë në bordin e një anije në brigjet e Meksikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›