KOMUNIZMI SI REQUIEM
Ne vitin 1991 kur ruseve tashme antisovjetike u ra ne krye te debojne nga mauzoleu historik trupin e balsamosur te Leninit themeluesit te Rusise republikane pasi pa zhurme e buje i kishin nderruar nderkaq emrin kryeqytetit te vjeter duke e quajtur Petersburg zeri i nje shteti te vogel fqinj qe nuk kishte pasur kurrfare lidhjeje me komunizmin do te bente qe mendjet e trullosura moskovite prej nxehtesise politike te qartesoheshin dhe te nderronin qendrim.
Ne qe e mbajtem kreun e bolshevikeve ruse ne ditet me te veshtira te ilegalitetit jemi te gatshem ta pranojme serish ne kryeqytetin tone. Ishte pikerisht zedhenesi i qeverise finlandeze qe do ta bente Mosken e zene prej ethesh ideologjike ti therriste mendjes dhe te vendoste ndryshe. Finlanda e vogel fine sic e thote emri e kishte llogaritur shume mire veprimin e saj. Pervecse do ti sherbente kujteses historike te njerezimit duke ruajtur trupin e Leninit do ti siguronte vetes te ardhura te rrjedhshme te pallogaritshme prej ngritjes se nje mauzoleu te ri dhe shitjes se biletave te vizitoreve. Moskes ideologjike ne ate kohe i mungonte ai qe quhet historicitet kurse Finlandes se ideve nuk i mungonte aspak. Dhe ky ishte ndryshimi midis Lindjes se padale prej komunizmit dhe Perendimit europeist.
Ky episod te cilin dy botet ne kufi me njera-tjetren e kaluan dy dekada me pare ka nje ngjashmeri te perpikte me ngjarje qe po ndodhin sot ne Shqiperi dhe qe na bejne te ditur se ku jemi. Dhe qe ti pergjigjemi pyetjes se ku jemi eshte shume e veshtire. Sepse para se gjithash duhet thene se ky vend ende jeton me ideologji qe jane tipike per shoqerite me ndergjegje kolektive dhe jo me ide qe jane tipike per shoqerite e lira me njeriun ne qender me individin qe projekton bote te re.
Ne dekaden e fundme ceshtja e dekomunistizimit te Shqiperise eshte shtruar ne nje menyre te pakte formalisht europiane si te vendoset nje rrjete ndalimi dhe nderprerje per cdo prani te mundshme te pushteteve te padukshem me burim prej totalitarizmit. U duk se nuk do te kishte me fushata politike me kundervenien tradicionale komuniste - antikomuniste. U krijua njefare bindjeje qe ndarja prej se kaluares mire apo keq me mjete te ligjshme apo me presion popullor po zgjidhej jashte debateve me karakter ideologjik. Mirepo ndodhi qe gjithcka u kthye ne piken e fillimit.
Deshmia me e drejtperdrejte e kesaj gjendjeje eshte mberthimi i shoqerise shqiptare ne diskutimin per Piramiden. Te jete apo te mos jete te mbahet apo te hiqet te shembet apo te rindertohet te nderroje funksion apo te crrenjoset. Gjerat tashme kane hyre ne kalendar. Madje njerezit flasin dhe per data te sakta kur do te ndodhe renia e Piramides ne pervjetorin e demonstratave te studenteve apo me 20 shkurt ne 20-vjetorin e rrezimit te permendores se kreut te diktatures. Sigurisht me e efektshme eshte me 20 shkurt sepse me kete rast fushata e zgjedhjeve administrative mund te marre serish flake dhe njerezit te ngopen me ideologji komuniste apo antikomuniste. Por a u pritet deri atehere me te zellshmeve a durojne deri me 20 shkurt
Me sa duket ceshtja eshte shume e thjeshte dhe ne gjuhen e gazetarise por edhe te filozofise politike quhet agjitacion qe ne nje fare menyre ka dhe kuptimin manipulim. Cfare do ti raportohet vendit ne fund te ketij viti ne 20-vjetorin e krijimit te opozites se pare antikomuniste Ndryshimi i sistemit politik ndodhi nje here e mire ne shkalle boterore ne fund te viteve 1990 por shteti i se drejtes eshte nje gje e pabesueshme per shqiptaret. Madje eshte e pabesueshme dhe si ideal. Hyrja ne NATO dhe zbutja e regjimit te vizave jane shume pak po te mendohet se cila ishte endrra e brezit qe beri ndryshimin ne politike brez qe emancipoi mendimin politik shqiptar me thirrjen E duam Shqiperine si e gjithe Europa qe mbetet ndoshta slogani me perparimtar i gjysmes se dyte te shekullit te 20-te per boten shqiptare.
Atehere cfare mbetet Mbetet vetem ajo qe Marksi dhe Engelsi ne Manifestin e partise komuniste e paten quajtur nje fantazme qe i vertitet Europes - fantazma e komunizmit. Me ane te gogolit komunist njerezve mund tu mbyllet goja dhe tu ndalohen pyetjet. Me ane te fantazmes komuniste njerezve mund tu hiqet vetedija historiciste dhe te harrojne realitetin. Kjo ngjan me nje anestezi kolektive qe sherben per te krijuar euforine e domosdoshme ne nje pervjetor jubilar.
Si per ta bere dhe me te frikshme fantazmen e komunizmit nuk mjafton diskutimi dhe vendimi per shembjen e Piramides por flitet dhe per varre e katakombe gati-gati per ringjalljen e frymes se diktatures dhe mundesine e rikthimit te vete diktatorit ne zemren e saj. Kjo do te thote se e shkuara ende nuk shihet si histori por si ideologji.
Kujt i sherben ky requiem per komunizmin ky vajtim pas dy dekadash i se shkuares se afert te cilen shqiptaret nuk duan ta kujtojne me si pjese te jetes se tyre por si nje dukuri te mbetur ne histori Nje gje dihet mire dukurite shoqerore jane po aq bashkejetuese dhe antinomike njeheresh sa cdo gje tjeter qe ndodh ne kete bote. Nismat ne emer te antikomunizmit sidomos nismat me karakter provokues ashtu sic mund te ngushellojne te inatosurit me te shkuaren ashtu dhe mund te perkedhelin palen e kundert dhe mund te ringjallin nostalgji te semura.
Ne dy dekada shoqeri te hapur duhej te kishte ndodhur ai proces qe zakonisht quhet deideologjizim i shoqerise. Por a ka ndodhur vertet ky proces Sigurisht qe ne Shqiperi nuk ka me nje ideologji sunduese apo te vetme sikurse parashkruhej ne Kushtetuten e vitit 1976. Por menyra e te menduarit dhe e te vepruarit te sotem qe ne thelb i ofron popullit ushqim ideologjik dhe jo ide levizese a nuk eshte recidiv i kesaj se shkuare Pikerisht ne kete kuptim vetem ne pamje te pare ajo qe po ndodh duket si rivajtim i komunizmit si requiem i tij por ne thelb eshte forme mbijetese e bolshevizmit.
Mbi te gjitha kjo ka dhe nje kuptim tjeter shoqerite e varfra rrojne me ideologji qofshin keto nacionaliste internacionaliste laike fetare revolucionare retrograde. Poeti i madh turk Nazim Hikmet shprehej se sa te kete varferi masive politika do te jete nje zanat popullor dhe politika kur merr formen e nje zanati popullor nuk ka mjedis me te pershtatshem se ideologjine. Pikerisht kjo eshte ajo qe po ndodh sot.
Neper rruget e Romes ne ditet e nxehta te veres njeriu mund te ndalet prane cezmave antike qe kane duruar edhe zemerimin e Neronit pervec lufterave e kryengritjeve fushatave dhe inkuizicioneve. Kane dymije vjet qe u sherbejne njerezve. Dhe kjo quhet trashegimi. Ne jeten e shqiptareve me shume trashegohen germadha dhe shenja te kujteses historike se kujtesa historike vete. Germadha jane keshtjellat germadha jane qytetet e lashta germadha jane kullat e sahateve germadha jane madje dhe sheshet. Nese do te kerkohej nje trashegimi e ngjashme me cezmen romane ne hapesiren shqiptare zor se do te gjendej nje me e hershme se cezma e vetme e qytetit te Prizrenit qe u sherben ujin - me te domosdoshem se buka e perditshme - qytetareve te vet jo me e hershme se shekulli i 15-te. Eumlshte e vertete se trashegimia ne boten shqiptare eshte plagosur e lenduar me se shpeshti prej faktoresh te jashtem pushtimesh kryqezatash sundimesh te huaja. Por kush do te behet pergjegjes per gropat e medha qe i mungojne historise se shekullit te shqiptareve prej kohes kur u themelua shteti i tyre i pavarur deri me sot Thone se edhe dokumenti i shpalljes se pavaresise eshte ne kopje te modeluar. Qytetet shqiptare skane asgje monumentale. Faltoret shqiptare jane te rrenuara dhe mbajne ikona te shtypura si posterat e fushatave elektorale. Besimtaret shqiptare u falen shenjave industriale. Kjo eshte filozofia e zhdukjes se gjurmeve kjo eshte forma me e maskuar e shprehjes se fjales se urrejtjes ose me sakte e frymes se urrejtjes. A eshte ky nje kompleks etnik i shqiptareve a eshte nje psikoze qe pushton mendjen e politikaneve te deshtuar Me sa duket me shume eshte e dyta. Mbreti i shqiptareve zhduku opoziten dhe i deboi kundershtaret e vet ne Perendim E.Hoxha crrenjosi nga kujtesa e shqiptareve edhe lavdine e monedhes shqiptare te kohes se mbreterise e vetmja e kembyeshme me deflacion me floririn shoqeria e re shoqeria e hapur pasi shoi cdo vlere te pasurise se perbashket dhe cdo shenje te kujtimit te se shkuares po i rikthehet asaj qe ka mbetur dhe qe mund te rivleresohej si trashegimi por ne te kunderten do ti nenshtrohet crrenjosjes. Ku shkon keshtu ky vend i parrenje