E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani riaftesohet, Curri akoma

Sulmuesi i ekipit tone kombetar, qe luan ne Seria A, me Kievon, Erjon Bogdani ka lene pas demtimin dhe eshte vene ne dispozicion te trajnerit ne ndeshjen e djeshme me Lacion ne Itali. Keshtu, ne prag te miqesores se radhes me Azerbajxhanin trajneri Ari Han do te kete me teper sulmues ne dispozicion, pasi edhe sulmuesi tjeter Hamdi Salihi eshte rikuperuar plotesisht dhe de te jete i gatshem per ekipin tone kombetar, ne miqesoren e 19 nentorit, e cila do te zhvillohet ne Baku te Azerbajxhanit, perballe kombetares se ketij vendi. Kuqezinjte nuk kane pasur ne kontingjent pjesen me te mire te sulmit, ne dy perballjet e fundit zyrtare me Hungarine dhe me Portugaline. Nderkaq, mbrojtesi i demtuar i Vorlskes ne Ukraine, Debatik Curri nuk ka luajtur ne ndeshjen e fundit per kupe, duke qene nder te vetmit nga lojtaret e kombetares qe paraqesin probleme demtimi por momentin. Interesant eshte fakti se ekipi i Arisit ne Greqi nuk aktivizon mbrojtesin Kristi Vangjeli, edhe pse ky i fundit zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer ndaj Hungarise dhe Portugalise. Vangjeli mbuloi sulmuesin me te mire te botes, Kristiano Ronaldon, por trajneri i Arisit nuk ka preferuar ta aktivizoje ne ndeshjet e fundit te kampionatit grek.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›