Polici i rrugores, ryshfet per lejen e qarkullimit
TIRANE - Ka rene ne prangat e kolegeve te tij, nje efektiv i komisariatit te Policise Rrugore, te kryeqytetit. Bujar Meta, 50 vjec eshte arrestuar mbremjen duke gdhire dita e djeshme, pasi kishte marre nje ryshfet prej 4 mije lekesh nga nje qytetar, te cilit i kishte bllokuar lejen e qarkullimit. Kane qene efektivet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne polici, qe kane bere te mundur arrestimin e 50-vjecarit, duke e kapur ne momentin qe ishte duke marre shumen e parave. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, te cilat saktesuan se, kane qene efektivet e SHKB-se qe kane vene ne pranga kolegun e tyre. Meta sipas te dhenave kishte disa vite qe punonte ne Komisariatin e Policise rrugore, ne kryeqytet. Prangosja e tij, eshte bere tek "Kthesa e Kamzes", ku agjentet e SHKB-se, ishin duke e pritur qe te merrte parate e kerkuara.
Ryshfeti
Pasi i kishte marre lejen e qarkullimit te makines, nje qytetari, efektivi i policise, kishte kerkuara para, per te kthyer dokumentin e bllokuar. Burimet nga SHKB-ja, kane bere te ditur, se Bujar Meta, nuk e kishte deklaruar fare ne zyrat e Komisariatit te Rrugores, bllokimin e lejes se qarkullimit. Ai kishte mbajtur dokumentin vete dhe kishte kerkuar nga poseduesi i saj, shumen prej 4 mije lekesh, si ryshfet per dhenien e lejes. Por, denoncuesi ne vend qe te shkonte ne shtepine e tij, per te marre parate, eshte drejtuar ne zyrat e drejtorise rajonale te SHKB-se. Aty ai, ka denoncuar efektivin e rrugores, duke treguar dhe se, ai i kishte kerkuar shumen e parave ne kembim te lejes se qarkullimit. Ketu ka nisur dhe operacioni i agjenteve te SHKB-se, per venien ne pranga te 50-vjecarit Meta. Ka qene institucioni i SHKB-se, qe i ka dhene parate qytetarit, me qellim qe te paguante ryshfetin e kerkuar.
Arrestimi
Nen shoqerine e agjenteve te maskuar, denoncuesi, emrin i te cilit nuk eshte bere i ditur, ka shkuar tek "Kthesa e Kamzes", per t'i dhene parate, efektivit te rrugores. Pasi ka hyre ne makinen e qytetarit, Bujar Meta, eshte vene ne pranga, ne momentin kur ishte duke marre shumen e parave. Efektivet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, i kane komunikuara menjehere akuzes kolegut te tyre, ate te "korrupsionit pasive dhe mitmarrje". Pas kesaj, 50-vjecari Meta, eshte shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me akuzen e ngritur. Burimet nga uniformat blu, thane se, Meta nuk ka pranuar se kishte marre ryshfet. Nderkaq qe burimet shtuan, se tani dosja ka kaluar ne Prokurorine e Tiranes, nen akuzen e "mitmarrjes" dhe "korrupsionit pasiv".
Artan Cena