E Diel, 1 Nëntor 2026

Postoi pistoletat nga Holanda me emer te rreme, kerkohen 10 vjet burg

TIRANE - Akuzohet per "trafik armesh", Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje deklarimi fajtor dhe denimi me 10 vjet burg per te pandehurin Agim Shengjoni. I pandehuri Shengjoni akuzohet per trafik te pistoletave, te cilat ai i dergoi nga Holanda me identitet te rreme per t'i pritur vete ne qytetin e Elbasanit. Ne konkluzionet perfundimtare prokuroria i ka bere me dije gjykates, se i pandehuri eshte vene ne pranga me 19 prill te ketij viti pasi kishte postuar dy pako, ne te cilen kishte brenda tre pistoleta. Sipas akuzes pakua ishte nisur nga Holanda drejt vendit tone nga ana e te pandehurit. Ky i fundit pasi kishte nisur tre pistoletat ishte nisur edhe vete per ne Shqiperi per t'i pritur ato. Pasi ka marre ne dorezim pakon me tre pistoletat brenda, Agim Shengjonit i jane vene prangat nga efektivet e policise, qe ishin duke e pritur jashte postes. Sipas akuzes, pakua, e cila ka mberritur fillimisht ne aeroportin "Nene Tereza" Rinas, eshte hapur nga efektivat e policise dhe me pas eshte paketuar serish duke u rinisur per ne destinacionin e saj, ne menyre te tille qe te zbulohej edhe "pronari", i cili ishte i pandehuri. Shengjoni ka kerkuar qe ndaj tij te aplikohet gjykimi i shkurtuar, duke perfituar ne kete menyre uljen e nje te tretes se denimit. Mbi te rendon akuza e "trafikut te armeve". Ne seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj, ndersa gjykata do te jape edhe vendimin e saj. R.Caushaj

Vjedhjet

Nderkohe qe, 6 eksperte belge kane zbarkuar disa dite me pare ne Tirane per ekzekutimin e nje leter-porosie per nje shtetas te shumekerkuar ne vendin e tyre. Ata kane kerkuar ndihme nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda, per te kryer veprimet e tyre hetimore ndaj Agim Shengjoni. Shteti belg ka nisur hetimet ne ngarkim te tij nen akuzen e vjedhjes se banesave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›