Cipi, nje kafe me Shulkun ne "diten e gjykimit"
Shefi i klubit "Flamurtari", Geri Cipi eshte bere protagonist i nje konflikti me gjyqtaret qe gjykuan ndeshjen e javes se fundit Teuta-Flamurtari, ne fushe te Shijakut. Dje paradite sekretari i pergjithshem i Flamurtarit ishte i pranishem ne FSHF, ne diten kure mblidhet zakonisht Komisioni i Disiplines qe vendos mbi problemet e ndodhura ne javen e fundit. Geri Cipi, ne lidhje me incidentin qe ndodhi ne Shijak, ka vizituar gjate paradites se djeshme drejtuesit e FSHF-se. Cipi gjate viteve te fundit ka qene nje nder lojtaret me te rendesishem te kombetares sone. Po ashtu edhe nje pjese e mire e zyrtareve te FSHF-se kane luajtur me pare me perfaqesuesen. Kesisoj, njeshi i klubit te Flamurtarit iu ka afruar edhe nje kafe zyrtareve te FSHF-se, mes te cileve ishte shefi i sektorit ta garave, Ilir Shulku. Ne fakt, pavaresisht problemi te shfaqur ne javen e fundit, prania e Cipit kishte te bente me pretendimet e pales vlonjate dhe sqarimin e metejshem te ngjarjes.
Konflikti
Pas ndeshjes Teuta gjyqtari Emin Peza e pa veten te rrethuar nga forcat blu per shkak et kontestimeve ne kampin vlonjat. Edhe trajneri Kovacevic nuk ka folur pas ndeshjes duke theksuar se gjykimi ishte skandaloz dhe eshte larguar i nervozuar nga fusha e Shijakut. Nderkaq, Shefi i klubit Flamurtari, Geri Cipi i inatosur me gjykimin ka shoqeruar gjyqtaret me te shara deri ne dhomat e zhveshjes. Ne Vlore ka vijuar zemerimi i te gjitheve, te cilet kane kerkuar me teper pergjegjshmeri te gjyqtareve ne ndeshjes, pasi gjykimi me ose pa dashje ka ndikuar ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes. Teuta qe drejtohet nga Sulejman Starova fitoi ndaj Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0. Vlonjatet nuk ishin dakord me gjykimin e Emin Pezes, gjate 90 minutave te ndeshjes.
Synimet
Flamurtari synon te arrije nje nder vendet e para ne klasifikimin e pergjithshem. Ne perberje te ekipet vlonjat kete vit kane ardhur disa lojtare cilesore. Ish qendermbrojtesi kombetares sone, Geri Cipi gjate dy sezoneve te fundit ka marre ne dore drejtimin e klubit te "Flamurtarit". Kete sezon Flamurtari uli ne stol nje trajner te huaj dhe e me emer, Kovacevicin, por ne tete javet e para nuk ka arritur me shume nga sezoni i kaluar.
A. Muraci