Çështja “Andi Lila”. Gjuha shqipe ngatërrohet për sulm seksual

- Nuk ka qenë e thënë që miqësorja e luksit me Anglinë, e para për Shqipërinë me atdheun e futbollit, të kalojë pa incidente, madje të atyre marrin përmasa ndërkombëtare dhe të kërkuara me tabloidët anglezë. Komëtarja shqiptarë është përfshirë në një skandal seksual, sipas asaj qe trumbeton me te madhe "The Sun", vetëm pak orë para takimit Angli-Shqipëri.
Sipas mediave britanike futbollisti 21-vjecar, Andi Lila, në orën 1:30 të ditës së mërkurë ka tentuar të ngacmojë seksualisht një pastruese 18-vjecare të hotelit me katër yje "Dunkenhalgh" ku ndodhet edhe "rezidenca" angleze e përfaqësues sonë në East Lancashire, një banore e zonës pranë.
Sipas sitit anglez www.thisislancashire.co.uk, policia u sinjalizua nga hoteli Dunkenhalgh në Calyton-lë Moors pas pretendimeve të 18-vjecares te stafi menaxhues i hotelit.
Një zëdhënës i shoqërisë "Accor", liderit europian të hoteleve (reth 100) që zotëron edhe hotelin ""Dunkenhalgh", pohoi: "Një anëtare e stafit të mirëmbajtjes së hotelit raportoi se një ndaj saj ishte ushtruar një sulm seksual gjatë mbremjes në praninë e një kolegu. Ajo menjëherë na informoi ne dhe thirrëm policinë. Arrestimi u krye dhe cështja tani është në dorën e policisë. Ne jemi duke bërë gjithcka që mund të ndihmojë në këtë hetim". Policia angleze e ka patur të vështirë të dialogojë me lojtarin kjo dhe për shkak të gjuhës dhe kërkoi edhe praninë e një interpreti, rol të cilin e ka luajtur zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi, i cili ka furnizuar policinë edhe me të dhënat personale të lojtarit. "Policia është duke folur me lojtarin, por ne nuk dimë asgjë për momentin", është shprehur Nurishmi.
Inspektori detektiv Andy Hulme i policisë së Bllekbërnit pohoi: "Hetimi është në fazën e parë", duke lenë të hapur mundësinë e një thirrje tjetër të lojtarit shqiptar.
Në lojë kanë hyrë edhe zyrtarët e Federatës Anglezë të Futbollit. "Ne kemi marrë informacion për arrestimin dhe jemi duke ndërmjetësuar midis hotelit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshja do të luhet ashtu sipas programit", - citohet një zëdhënës i fedaratës angleze".
Edhe zëdhënësi i policisë së rajonit Greenbank Police Station e konfirmoi faktin: "Një djalosh 21-vjecar u arrestua me dyshime për sulme ndaj një femre 18-vjecare".
Kombëtarja shqiptare, që stërvitej në fushën e klubit anglez Nelson FC, "Victoria Park", ndërsa sot do të stërviten në stadiumin "Turf Moor" ku do të luhet edhe ndeshja me Anglinë B.
Lila, kapiteni i Kombëtares shqiptare U-21 i thirrur për herë të parë me përfaqësuesen A, u transferua gjatë merkatos së janarit në skuadrën greke Iraklis FC të qytetit të Selanikut. 21-vjecari është marrë në pyetje nga hetuesit e Greenbank Police Station, Ëhitebirk, për të zbadhur këtë ngjarje. Kjo është hera e parë që nëj futbollist shqiptar përfshihet në një skandal me sfond seksual, ndërkohë që futbollistë shqiptarë janë përfshirë në një tjetër skandal vjedhjesh në aeroportin e Londrës, kur futbollistë të Kombëtares atëherë të drejtuar nga Bejkush Birce, udhëtonin tranzit për një ndeshje ndërkombëtare kundër Irlandës në vitin 1990.