E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Milanit nuk heq imazhin e korrupsionit

- Ekipi italian i futbollit, AC Milan, ka fituar Kupën Evropiane për herë të shtatë në historinë e tyre.Në finalen e Ligës së Kampionëve në Athinë ata mundën anglezët e Liverpulit 2-1, me dy gola të Inzagit. Dirk Kuyt i Liverpulit e ngushtoi rezultatin dy minuta para përfundimit të ndeshjes.
Fitorja e Milanit ishte një hakmarrje nga humbja përballë Liverpulit në finalen e vitit 2005 në Stamboll.
Federata italiane e futbollit e kishte ndaluar fillimisht Milanin nga Liga e Kompionëve këtë sezon për shkak të përfshirjes së klubit në skandalin e fiskimit të ndeshjeve. Por UEFA më vonë e anuloi këtl vendim.
Korrespondenti i BBC-së në Milano thotë se festimet e tifozëve për fitoren nuk e largojnë njollën e korrupsionit që vazhdon të infektojë futbollin italian.
Tifozët e Milanit kishin mbushur sheshin më të madh të qytetit - the Piazza Duomo - për të ndjekur finalen në ekrane të ngritura enkas.
Ata ndricuan qiellin e natës me fishekzjarre - të njejtat fishekzjarre që, për ironi, janë të ndaluara nga stadiumet në të gjithë Italinë ndërsa autoritet po përpiqen të vënë nën kontroll dhunën e turmave.
Festimet ishin të gëzueshme, por fitorja e Milanit nuk ndihmon në largimin e erës së keqe të korrupsionit që vazhdon të mbetet pezull mbi sportin më të dashur të Italisë.
Vazhdojnë të dalin hollësi të reja të akuzave, por italinët duket se nuk e cajnë më kokën.
Duket se dëshira për ta pastruar sportin ka rënë.
Pamja e atyre që u hetuan - përfshirë zëvendëspresidetin e Milanit, Adriano Galliani, që ishte në krah të presidentit të klubit, Silvio Berlusconi - nuk mund t'i garantojë ata që shpresuan se autoritetet civile dhe sportive italiane janë seriozë në gjetjen e rrënjëve të kulturës së korrupsionit të futbollit italian.

BBC

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›