E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa ndalet ne Kruje, Dinamo plus pese

Aranit Muraci

Hapi i gabuar i Beses se Kavajes ne Kruje, krijoi diferencen me te madhe me pike, ne krye, pasi Dinamo eshte shkeputur nga ndjekesit me te afert. Kavajasit nuk kishin pesuar asnje humbje deri tani, ne nente jave kampionat dhe papritur jane mundur ne minutat shtese nga Kastrioti i Krujes. Nje humbje qe do te thote se pas javes se nente pretendimet e kavajasve, per te fituar titullin kampion do te jene edhe me te veshtira qe te realizohen, deri ne fund te kampionatit. Tirana, kampione ne fuqi, eshte vene ne ndjekje te kryesuesve dhe kercenon tashme pozitat e dy ekipeve qe ndjekin Dinamon, Apolonise dhe Beses. Kesisoj, e fituara e javeve te para te ketij edicioni, ose e pjeses se pare te kampionatit eshte Dinamo, qe me diferencen ndodhet shume prane kurores se dimrit. Blute kane krijuar nje diference prej pese pikesh me Besen dhe fale stabilitetit qe kane krijuar ne loje dhe ne rezultate, jane te sigurt ne krye te klasifikimit, para se te vizitojne Kavajen, ne nje perballje direkte. Dinamo do te luaje edhe ne Fier, ndaj Apolonise dhe raportet mund te ndryshojne ne varesi te rezultateve te metejshme. Optimizmi qe karakterizon kampin dinamovit, loja dhe rezultatet qe ka dhene Dinamo ne nente javet e para, jane tregues qe nxjerrin 17 here kampionet e Shqiperise, superiore per te mbajtur kryesimin, deri ne hapjen e merkatos, ku raportet e skuadrave do te ndryshojne serish. Nje dite me pare blute e trajnerit Shkelqim Muca, fituan me Gramozin dhe madje shenuan kater gola ne porten kolonjare. Besa ishte pompuar qe te fitonte ne ndeshjen e djeshme ne Kruje. Klubi shperndau rrogat nje dite para sfides delikate me Kastriotin, me qellim qe te sigurohej maksimumi qe do te mbante kavajasit ne krye, nje jave para se Besa te perballej me Dinamon. Por ne fund te ndeshjes, Abazaj shenoi per Kastriotin ne Kurje, duke mposhtur portierin e Beses, Orges Shehi. Keshtu, eshte thyer ne Kruje Besa dhe "miti" i portes se saj, qe nuk pesonte gol ne tete jave kampionat. Nje humbje qe ka zhgenjyer plotesisht stafin drejtues te Beses dhe tifozerine e pranishme ne stadium, pasi endrra per titull eshte zbehur pas rezultateve te javes se fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›