Samuel Eto e mbyll karrieren e tij me ekipin e Anzhit

“Pantera” dëshiron të vazhdojë gjuetinë e saj edhe për 6 vjet të tjerë. Ky është plani i 30-vjeçarit Samuel Eto dhe sulmuesi kamerunas shpreson që gjithë këta vite t’i kalojë në kampionatin rus, me Anzhin.
“Synimi im është të vazhdoj me Anzhin deri në fund, por në futboll ashtu si edhe në jetë, asnjëherë nuk mund të parashikosh gjithçka. Kam një projekt të madh me Anzhin dhe nëse gjërat shkojnë siç duhet dua që ta mbyll karrierën këtu. Jam 30 vjeç, por mendoj se mund të luaj deri 36, ndaj kam edhe 6 vjet të tjera, veçse gjithçka varet nga stërvitja. Ka njerëz që thonë se nuk jam i lumtur këtu, por unë jam i lumtur dhe e dua këtë klub”.
Anzhi luan një miqësore me përfaqësuesen e Irakut dhe Eto e ndjen se futbolli në raste të tilla ka mision tjetër.
“Kjo do të jetë ndeshja ime e parë ndaj Irakut dhe unë shpresoj me gjithë zemër për një ndeshje të mirë. Iraku ka pasur shumë vështirësi në të kaluarën, për shkaqe që ju i dini dhe shpresojmë që futbolli t’u japë një lloj kënaqësie njerëzve. Uroj që njerëzit në Irak të kënaqen”.