E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta ish-tekniku i Real Madrid

Ka ndërruar jetë në Beograd Miljan Miljaniç, ish-trajner i Real Madrid dhe Valencia si dhe teknik për disa vjet i kombëtares jugosllave të futbollit. Miljaniç ishte 81 vjeç dhe vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Serbi u bë i famshëm pasi drejtoi Yllin e Kuq të Beogradit dhe Real Madrid. Me madrilenët ai fitoi dy tituj në La Liga dhe një Coppa Del Rey.

Në sezonin 1982-1983 mori drejtimin e Valencias por pa mundur të lerë gjurmë dhe u shkarkua në një kohë të shkurtër.

Miljan Miljaniç ka drejtuar për disa vite edhe Kombëtaren e Jugosllavisë dhe më pas President i Federatës së Futbollit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›