Bogdani, te Siena mbërrin ftesa e FSHF-së

Në klubin e Sienës ka mbërritur ftesa zyrtare e FSHF-së për sulmuesin shqiptar Erjon Bogdani për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2008 të Shqipërisë me Bjellorusinë më 2 shtator 2006 në Minsk dhe më 6 shtator 2006 kundër Rumanisë në Tiranë.
Sulmuesi i klubit bardhezi të Sienës do të jetë më 28 gusht në Hamburg (Gjermani) për pjesën përgatitore dhe do të rikthehet pranë klubit të tij në Itali më datën 7 shtator.
Bogdani u është rikthyer stërvitjev me Sienën pas ndeshjes miqësore ët Shqipërisë me San Marinon (3-0), ndësa nesë, të dielën, Siena do të luajë në Kupën e Italisë kundër Karpenedolo (ora 17:00).
Gledi Shabani