Kapiteni i Marsejës, Habib Beye: “Lorik Cana, lojtari kyç i mesfushës”

Mbrojtësi dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Habib Beye, është shprehur pak orë para ndeshjes Okser-Olimpik i Marsejës, se "Lorik Cana në mesfushë është bërë një pjesë e rëndësishme e sistemit të lojës sonë edhe pse askush nuk është i pazvendësueshëm. Ai është lojtari kyc dhe do të jetë një handikap të luash pa atë kundër Okserit".
Cana përfundimisht sipas medias franceze, nuk do të luajë sot kundër Okserit, që drejtohet tani nga ish-trajneri i Olimpikut të Marsejës, Zhan Fernandez, që është njëherësh edhe njeriu që e sollin shqiptarin nga Paris Sën Zhermeni te Marseja.
Dash Frashëri