Bogdani titullar kundër Uest Bromuiç
Bogdani ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e djeshme kundër Uest Bromuiç. Shtatlarti i përfaqësueses shqiptare luajti për 65 minuta në radhët e skuadrës veroneze, në takimin që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Erjon Bogdani e nisi takimin si titullar dhe pati raste të mira për të shënuar, por pa mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Në fund të takimit, trajneri i Kievos, Domeniko di Karlo ka përshëndetur ekipin për paraqitjen. Sipas medias italiane, një pjesë e mirë e futbollistëve të ekipit veronez janë vëzhguar nga menaxherët e klubeve britanike dhe një ndër ata që kanë qenë në qendër të vëmendjes, ishte edhe bomberi shqiptar. Bogdani ka shprehur dëshirën për të qëndruar te skuadra e Kievos edhe sezonin e ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia që të transferohet në një ekip tjetër deri më 31 gusht.