E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, titullar ndaj Interit

Erjon Bogdani do te jete titullar, ne ndeshjen e sotme, ndaj Interit. Sulmuesi i Kievos synon madje qe te shenoje golin numer 300 per Kievon ne Seria A, perballe gjiganteve te Italise, qe presin thjesht te kurorezohen kampione, pasi e kane siguruar titullin. Sipas medieve italiane, ne tribunen e "San Siros" do te jene edhe politikane nga Shqiperia, cka per Bogdanin do te thote se ka nje motiv me shume qe te shenoje patjeter nje gol, per ngjyrat e Kievos. Gjate javeve te fundit sulmuesi shtatlarte ka qene vazhdimisht pjese e formacionit baze dhe ecuria e Kievos ne keto jave ka marre nota pozitive. Kievo ndodhej shume prane renies ne nje kategori me poshte, por tani i duhet edhe nje fitore, qe te siguroje perfundimisht mbijetesen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›