E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, drejt rikthimit ne Angli

Besart Berisha shenoi nje gol per Horsens, ne ndeshjen e se premtes, ne kampionatin danez, duke treguar cilesite e tij, ne repartin e sulmit, pavaresisht humbjes 3-2. Midjylland fitoi ne fushe te Horsens dhe keta te fundit rrezikojne renien ne nje kategori me poshte, Sakaq, mesohet nga mediat daneze se per sulmuesin e kombetares sone eshte shfaqur ekipi i tij, Bernli. Klubi anglez e huazoi Berishen tek Rosenborgu, per pjesen e pare te ketij sezoni dhe tek Horsens ai kaloi ne fillim te ketij viti. Ekipi i Berishes, ne Danimarke eshte drejt renies ne nje kategori me poshte, ndersa Berisha pritet te largohet ne Angli, tek ekipi me te cilin ka nenshkruar dy vite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›