E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani, tripletë në miqësoren e Kievos

Sulmuesi

Erjon Bogdani vazhdon të rikonfirmojë se zotëron një formë të mirë fizike, edhe pse shanset që ai të jetë pjesë e formacionin titullar janë shumë të pakta edhe për këtë fundjavë. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer dje në një miqësore të luajtur mes Kievos dhe diletantëve të Kolonjolës, takim i cili është mbyllur me rezultatin 9-0 në favor të veronezëve. Në pjesën e parë trajneri Di Karlo ka aktivizuar skuadrën, e cila pritet të zbresë nga minuta e parë këtë fundjavë kundër Napolit. Në këtë 11-she nuk bënte pjesë Bogdani, i cili ka zbritur në fushë në 45-minutëshin e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 falë golave të Pelisier e Granoke, por në pjesën e dytë ka ardhur shpërthimi i sulmuesit shqiptar, i cili realizoi një tripletë. Golat e tjerë u shënuar nga De Paula (dopjetë), Abruskato dhe Iori.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›