E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani:Rama ti kërkojë falje të pushkatuarve me urdhër të të atit

Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, "të ketë kurajo dhe të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e kumunizmit". "PD i bën thirrje të shkëputet nga e kaluara, sepse ka nevojë të domosdoshme për katarsis", tha zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, në një konferencë për shtyp. Sipas tij, "Edi Rama vazhdoi sot serialin e tij të akuzave, shpifjeve dhe trillimeve". "Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nuk mbron Prokurorinë e pavarur dhe pavarësinë e saj, por mbron xhelatë të shqiptarëve, që i kanë lidhur me tela me gjemba dhe kanë urdhëruar zvarritjen publike të tyre në Sarandë e gjetiu", u shpreh Bogdani."Partia Demokratike i bën thirrje Ramës tu kërkojë të falur, më së paku, të gjithë atyre që u pushkatuan, burgosën apo u varën për bindjet e tyre politike, në aktet finale të të cilave ka firmosur edhe i ati, ose kanë patur si persekutor politik famëkeqin Spiro Koleka", tha zëdhënësi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›