Gjinushi: Berisha të kalojë sa më parë Kodin Zgjedhor

PSD i kërkon kryeministrit, Sali Berisha ti japë fund diversionit mes kampit të majtë duke përdorur kodin elektoral. Aleati më i ngushtë i PS-së, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka kërkuar miratimin e shpejtë të ligjit zgjedhor, duke i bërë apel PD-së për ti dhënë fund bllokimit të tij. Sipas Gjinushit taktika e përdorur nga lideri i maxhorancës, Sali Berisha për të përçarë të majtën nuk do të funksionojë dhe i humburi i zgjedhjeve të vitit 2009-të. Gjinushi ka sulmuar kryeministrin Sali Berisha edhe për nivelin e rritjes ekonomike, duke e cilësuar shifrën prej 10% si mashtrim të INSTAT-it. Një ditë më parë INSTAT-i deklaroi se Shqipëria ka patur gjatë këtij viti një rritje ekonomike prej 9.9% që e rendit atë ndër vendet e parë në botë.