PD:Ikja e PS-së,sjellje jo dinjitoze

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha në Kuvend se për mazhorancën parlamentare largimi i opozitës është një turp dhe sjellje aspak dinjitoze nga të zgjedhurit e popullit. Ai shtoi gjithashtu se "protesta e PS-së nuk ka asnjë lidhje me maxhorancën". Duke sqaruar zhvillimet e fundit, pas kthimit nga Presidenti të ligjit të Kodin zgjedhor, z. Patozi tha se "dihet botërisht se ne e kemi votuar bashkarisht kodin dhe nuk kemi pasur anjë divergjencë për ta kaluar".