E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Francë, kërkon ratifikimin e protokollit të NATO-s

Garanci për ratifikimin e protokollit të NATO-s dhe mbështetje për Kosovën. Këto i janë transmetuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimeve me krerët e lartë të legjislativit francez. Samiti i Strasburgut dhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në nNATO në këtë samit ka qenë në qendër të takimit që kryetarja Topalli zhvilloi me kryetarin e senatit Gerard Larcher, por gjithashtu pjesë e bisedës mes dy personaliteteve ka qenë edhe bashkëpunimi ekonomik i cili sipas kreut të senatit francez duhet të jetë i një niveli më të lartë. "Folëm për MSA-në të cilën e votuam pak ditë më parë si dhe për protokollin e NATO-s. Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe për Samitin e Strasburgut që përbën një takim shumë të rëndësishëm. Ne njëkohësisht biseduam për çështje konkrete të aspektit ekonomik. Kemi konstatuar se shkëmbimet ekonomike nuk janë në nivelin e miqësisë dhe mirëbesimit mes dy vendeve. 30 milion euro nuk janë të mjaftueshme prandaj ne diskutuam për mjetet dhe mundësitë për përmirësimin e situatë", u shpreh Larcher. Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka qenë pjesë e takimit që kryetarja e Kuvendit, Topalli ka zhvilluar edhe me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Marc Lafiner,i cili drejtoi seancën ku u votua MSA-ja Shqipëri-BE. Përtej kësaj ,numri 2 i Asamblesë Kombëtare, Lafiner hodhi poshtë ccdo dyshim se Shqipëria nuk është pjesë e interesit të Francës, përkundrazi marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. "Nuk ka mungesë vëmendjeje të Francës ndaj Shqipërisë. Franca është një mike e Shqipërisë.Franca i është gjendur pranë Shqipërisë për zhvillimin e saj dhe do të vazhdojmë ta bëjmë gjithmonë këtë gjë. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm në gjirin e Europës dhe Europa ka nevojë për të gjithë. Ne kemi marrëveshje të përbashkëta dhe ne kemi një të ardhme të përbashkët në Europë. Ne do të jemi gjithmonë pranë Shqipërisë",deklaro Lafiner. Gjatë vizitës në Francë kryetarja Topalli gjithashtu ka takuar edhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Bernard Accoyer si dhe ka marre pjesë në një seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›