Bogdanov Jam nacionalist si gjithe serbet nuk jam nje tiger i Arkanit

Federata Serbe e Futbollit ne kundersulm Organizim katastrofik. Ndeshja Itali - Serbi mund te riluhet.
Jam nacionalist si te gjithe serbet nuk jam pjese e tigrave te Arkanit. Nga burgu i grave i Pontedecimos Ivan Bogdanov ultrasi qe nisi luften e Marassit saktesoi dje se nuk ka asgje kunder shtetit italian. Doja vetem te kontestoja kombetaren time por e teprova. Kisha pire shume. Keto ishin fjalet e para te Ivanit te tmerrshem qe sot se bashku me avokatin e tij do te paraqiten perballe gjykatesit te kesaj ceshtjeje.
Ndjese
Pasditen e djeshme kafsha Ivan Bogdanov tregoi anen e tij njerezore pasi u kerkoi falje italianeve nepermjet avokatit te tij. I kerkoj ndjese te gjithe Italise - tha Bogdanovi nepermjet Gianfranco Paganos avokatit te tij. - Asnjehere nuk kemi pasur ndermend qe te demtojne Italine. Ky eshte nje shtet qe me pelqen shume. Asnjehere me pare nuk kam qene ketu me pelqeu menjehere. Avokati Pagano me tej percolli edhe disa fraza te tjera te thena nga klienti i vet Nuk prisja qe me Italiane te na lindnin probleme politike. Une as qe mendoja qe ajo ndeshje do te shtyhej. Une jam nacionalist si te gjithe serbet por asnjehere nuk kam bere pjese ne grupin e tigrave te Arkanit. Sot Ivani i tmerrshem do te paraqitet perballe trupit gjykues qe mund ta lere brenda nga 1 deri ne kater vjet. Mund te tentojme qe te marre nje denim deri ne dy vjet dhe me pas te kerkojme espulsin - vazhdoi avokati Pagano. - Klienti im eshte i qete. Ai me ka folur per problemet qe ka nena e tij qe per momentin ndodhet ne spital. Mu duk nje djale i qete si shume te tjere. Pas ketyre fjaleve te avokatit italian eshte sajti serb Blic tregon se kafsha nuk eshte nje djale fort i qete. Sipas sajtit serb Ivani ne shkurt te 2008-s udhehoqi sulmin ndaj ambasades se SHBA-ve ne Beograd sulm ky qe u krye pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ivani gjithashtu njihet si nje nga pjesetaret e grupit Ultra bojs. Njeri prej grupeve me ekstreme qe perkrah Yllin e Kuq te Beogradit. Ivani gjithashtu ka qene protagonist edhe ne Maribor pasi ka sulmuar ashper tisa tifoze te Partizanit te Beogradit vetem pak muaj me pare. Kunder tij shteti serb ka ngritur nje sere akuzash si per shembull mbajtje e substancave te ndaluara si dhe mbajte e kafsheve te rrezikshme pa autorizim.
Tigrat e Arkanit benzine mbi zjarr
Pas deshmise se Ivanit te gjithe kuptuan se kafsha nuk kishte lidhje me tigrat e Arkanit qe nga ana e tyre nuk humben shansin per te hedhur benzine mbi zjarr. Ne faqet e Gazzetta dello Sport ata sulmuan Po te kishim qene te shumte ne numer do ti kishim rrahur policet tuaj. Ate nate nje tifoz nxori flamurin e Italise dhe ate te Shqiperise ne ate moment serbet u irrituan dhe me pas dogjen flamurin shqiptar. Ne nuk jemi naziste por jemi nacionaliste. Ate nate bleme fishekzjarret ne nje dyqan ne rrugen Gramsci. Ne Beograd nuk mund te protestojme keshtu prandaj dhe menduam qe te benim kete lsquolufte ne Xhenova. Ky qytet na u duk i perkryer per ti treguar botes idete tona. Ju tregoj se ne takimin e kthimit do te keni shume probleme.
Serbi 19 ultras ne pranga
Sherbimet informative te Beogradit nenvleresuan rrezikun e ultrasve serbe . Deklarata u be nga ministri i Brendshem i Italise Roberto Maroni. Mesazhi qe morem nga Interpoli ne Beograd fliste per 100 tifoze qe ishin nisur drejt Xhenovas te ndare ne 2 grupe por nuk kishte asnje lloj informacioni shtese. Nese do te na kishin informuar se do te vinin banda kriminale qe do te tentonin te na digjnin stadiumet do te kishim vepruar ndryshe - theksoi ministri italian gjate nje konference per shtyp. Nderkaq policia serbe ka arrestuar dje 19 ultras te tjere pjesemarres ne incidentet ne Marassi. Mediat serbe bejne te ditur se me te mberritur ne kufirin qe ndan Kroacine me Serbine tifozet serbe u kontrolluan rreptesisht per 5 ore nga forcat e policise.
Kundersulmi i Federates Serbe te Futbollit
Federata Serbe e Futbollit nga ana e saj u hodh ne kundersulm pas kritikave te FIFA-s dhe UEFA-s ndaj Italise per trazirat e se martes mbrema ne stadiumin Marassi. Fillimisht drejtuesit e kesaj federate kerkuan falje madje u shprehen se policia italiane i mbrojti edhe me arme tashme akuzat nga Beogradi ne drejtim ne italianeve jane shtuar edhe me shume. Nje organizim katastrofik - u shpreh sekretari i federates serbe Zoran Lakovic sipas te cilit Italianet do ta kene te veshtire te shpjegojne mungesen e organizimit ne ndeshjen Itali-Serbi. Ai shtoi se Italia ishte informuar per pranine e huliganeve ne kete ndeshje por Beogradi nuk mori asnje pergjigje. Ne beme gjithcka duhej bere dhe ata jo - shton zyrtari i federates serbe. Nderkohe Bullgaria anuloi miqesoren e 17 nentorit me Serbine pasi eshte njoftuar nga UEFA qe takimi Itali-Serbi mund te luhet ne kete date me porta te mbyllura. Eumlshte e veshtire qe te ndodhe por ne do ta anulojme miqesoren me Serbine - shkruan federata bullgare.
Lista e grupeve te huliganeve per te cilet eshte kerkuar perjashtimi
Serbia ka pasur nje histori te gjate dhe serioze me dhunen ne futboll ku shume tifoze jane te lidhur me organizata ultranacionaliste dhe organizata kriminale. Ne Beograd ndeshjet midis rivaleve lokale Partizani dhe Crevena Zvezda Ylli i Kuq provokojne incidente te pafundme.
Per kete fakt ish-prokurori i Pergjegjshem serb Slobodan Radovanovic me 16 teto te 2009-s i kerkoi Ministrise serbe te Drejtesise per te denuar 14 grupe tifozesh qe mbeshtesnin Yllin e Kuq te Beogradit dhe Partizanin e Beogradit. Ne ate kohe instancat me te larta te drejtesise serbe sipas sajtit serb Blic kerkuan qe te ndermerrnin te tilla masa duke qene se keto organizata shpeshhere kane dhunuar dhe fyer minoritetet dhe grupet etnike qe ndodhen ne Serbi. Madje Radovanovic plotesoi nje dokument zyrtar ku thuhej se disa prej ketyre klubeve jane kthyer ne ushtri private. Sipas tij fitimet e tyre jane investuar ne aktivitete kriminale si dhe ne privatizimin e disa klubeve ne shtetin e ish-Jugosllavise. Ish-prokurori i Pergjithshem serb pohoi se disa prej klubeve te ultrasve jane kthyer ne rrjete te verteta kriminale.