E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushi Dinamo kampione na karikon edhe me shume

Ish-sulmuesi i kombetares shqiptare tregon se ekipi i tij Tirana perpara ka nje ndeshje shume te veshtire. Sipas tij nese triumfojne bardheblute atehere shpresat per titull rriten edhe me shume

Sulmuesi shtatshkurter i Tiranes Alban Bushi po e pret me padurim derbin me blute per te shijuar nje fitore si bardheblu. Ne prag te ndeshjes me Dinamon Bushi ka deshire me shume se kurre qe te shenoje ndaj bluve klubit qe ne keto dy vitet e fundit i ka dhene tonin futbollit shqiptar. Pak dite para ndeshjes me Dinamon para mediave sulmuesi me pervoje tregon te fshehtat e Tiranes se tij.

A jeni pershtatur me modulin e lojes se perdorur nga Starova

Them se gjithcka varet nga pozicioni qe do te marr ne fushe ne takimin me Dinamon. Ne qofte se Devi do te jete ne nje krah atehere mendoj se gjithcka mbetet per tu pare se kush do te jete ne krah te majte. Por gjithsesi besoj se Nevili do te hedhe ne fushe nje modul tjeter loje.

Do te kete rivalitet me ne sulm me Sebinon

Jo nuk ka te beje me rivalitetin. Nuk jam ketu per te krijuar rivalitet. Kam ardhur ketu qe te luaj sa me shume te Tirana dhe te ndihmoj ekipin. Une jam ne kete klub per te mbyllur karrieren time dhe normalisht qe te perpiqem ta ndihmoj me aq sa mundem. Nuk diskutohet qe nese duhet do ti hapja mundesine nje cuni te ri per te luajtur. Por une nga ana ime do te jem i gatshem ne cdo minute.

Si e shihni perballjen ndaj Dinamos Ju edhe me pare keni luajtur me kete skuader si ndiheni tani

Perpara kemi nje ndeshje te veshtire. Nese nuk fitojme ne kete takim i humbim shpresat per titullin kampion. Ndersa nese fitojme kemi mundesi qe te futemi ne gare. Ne fillim e kam pasur te veshtire te Dinamo pasi edhe une demtova. Pastaj ne takimet e fundit shenova dy gola dhe nisa duke e marre veten. Ne ndeshjen me Ballshin prape bera gol. Por kur isha ne nje gjendje te mire u largova nga ky ekip. Dinamo me pelqen si ekip. Eumlshte nje klub qe ka organizim dhe ka lojtare qe bejne diferencen ne kampionatin shqiptar. Une mendoj qe ndeshja eshte nje derbi dhe cdo gje mund te pritet.

Nga e hena e tutje si trajner do te keni nje ish-shok ekipi si ndiheni

Kjo sme kishte ndodhur ndonjehere. Kam pasur te Istambulspor ne Turqi nje shok qe aktualisht eshte trajner i Fenerbahces. Me te kam luajtur nje vit pastaj u be trajner. Ky fakt ka te miren e vet. Kur ke nje shokun tend trajner je i detyruar qe te japesh 100 te aftesive te tua ne fushe. Ndersa me nje trajner tjeter mund edhe te japesh me pak 70-80. Ndersa me shokun tend duhet ta besh per te dhe ti tregosh ekipit e te fusesh frymen per te punuar me shume. Nevili ka nje kohe te gjate ne futboll. Kemi nje miqesi te mire.

E shikoni si pozitive kete

E shikoj si pozitive. Nevili do te kete ndihmen time te Devit te Sines lojtare qe kane eksperience.

Mendoni te vazhdoni edhe ju rrugen e Dedes si trajner

Nuk diskutohet qe jeta ime eshte e lidhur me sportin. Por tani eshte ende shpejt per te folur per gjera te tilla. Ende vazhdoj te luaj. Por kur te filloj fillimisht do te merrem duke drejtuar ekipet e moshave per te bere njefare stazhi. Por nuk eshte se e kam shume me qejf per tu bere trajner.

A do te ndikoje fakti qe Dinamo eshte ekipi me i mire ne kampionat per momentin

Dinamo ka kohe qe eshte ekipi me i mire ne Shqiperi dhe i takon. Eumlshte nje klub qe ka organizim. Ne Shqiperi mungon organizimi ndersa talentet jane. Edhe te Tirana shikoj ndryshim qe kete jave. Mendoj se edhe ketu te ne ka filluar organizimi. Per Dinamon gjendja aktuale mund te jete pozitive por edhe per ne pasi na ben qe te futemi ne kete takim shume te karikuar ndersa ky fakt mund te ndikoje jo mire te kundershtaret tane. Pastaj eshte derbi i ka te gjitha rezultatet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›