E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen Rooney Fergi me la jashte ekipit edhe pse nuk isha i demtuar

Wayne Rooney i shpall lufte trajnerit te tij. Sulmuesi i Manchester United ka pranuar se nuk ka qene demtimi shkaku qe Ferguson nuk e ka perfshire ne skuader se fundmi. Ne nje deklarate qe kundershton fjalet e trajnerit skocez te djajve 24-vjecari e shpjegoi keshtu mosgrumbullimin e tij per ndeshjet me Valencian dhe Sunderlandin. Nuk kam pasur asnje problem me kaviljen time gjate gjithe sezonit - tha ish-sulmuesi i Evertonit. - Jam stervitur gjate muajve te fundit dhe nuk kam munguar ne asnje seance stervitore prandaj nuk kam kurrsesi probleme me gjendjen fizike. I pyetur nga media se perse Fergusoni tha se ai kishte probleme me kaviljen Wayne u pergjigj Nuk e di. Rooney nuk ka luajtur rregullisht me skuadren qe pas skandalit te fundit seksual ku ai tradhtoi gruan me disa prostituta. Skocezi e la ate jashte skuadres per here te pare ne ndeshjen kunder Evertonit me pretekstin se ai do te fishkellehej nga tifozeria e ish-klubit ku u rrit. Sulmuesi u rikthye te luaje kunder Glasgout dhe Liverpulit ndersa me pas stacioni i tij ka qene infermieria dicka qe futbollisti nuk e pranon. Thirrja qe i beri Capello me ekipin kombetar ishte nje tjeter shenje se Rooney ishte mire fizikisht dhe kavilja nuk e shqetesonte me. Ai luajti 90 minuta kunder Malit te Zi ne Wembley edhe pse ne dy raste iu desh te linte fushen per te fashuar kemben. Gjithsesi Sir Alex ka pohuar se ai do te luaje me numrin 10 ne fushe gjate sfides se ardhshme te Manchesterit ne Premier Lige kunder West Bromuichit diten e shtune. U ndjeva me mire gjate ndeshjes me Angline - tha Runi. - Tani thjesht dua te luaj me shume per te rifituar 100 te formes fizike. Teza te ndryshme u hodhen qekur Rooney shfaqi nje gjendje te dobet ne finalet e Kampionatit Boteror Afrike e Jugut 2010 por ai i mohoi te gjitha zerat se problemet e tij vinin prej demtimit. Gjate fundit te sezonit te shkuar une pesova nje demtim por ne finalet e boterorit nuk mungova ne asnje seance stervitore. Ajo cka ndodhi nje vit me pare eshte pjese e se shkuares. Ishte nje sezon shume i mbare ne aspektin individual por dhe ne frymen e skuadres. Fituam Kupen Carling por duhet te kishim rrembyer dhe trofete e tjere. Rooney e ka me se te qarte se cdo situate e renduar ne marredheniet e tij me trajnerin do te sjelle largimin e tij nga Old Trafford ndersa Reali i Madridit eshte gati te shfrytezoje cdo carje per ta sjelle ate ne Bernabeu. Koha do te tregoje gjithcka edhe pse Ferguson nuk do te tregohet aq arrogant sa te humbase sulmuesin me te mire te tij gjate mbreterimit 24-vjecar ne Teatrin e ndrrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›