Vrasja e vëllezërve Bytyçi, lirohen dy të akuzuarit
Sreten Popoviç nga Nishi dhe Millosh Stojanoviç nga Krushevci një qytet jugor i Serbisë, akuzoheshin për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në vitin 1999, trupat e të cilëve u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Sello në lindje të Serbisë, në vitin 2001.
Të tre vëllezërit ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë të Amerikës. Në fund të korrikut 1999 ata u arrestuan nga forcat serbe nën akuzat për kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë. Një gjykatë në qytetin e Prokupljes i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie. Katër ditë para përfundimit të dënimit ata u morën nga burgu dhe u dërguan në Petrovo Sello ku janë vrarë nga një distancë e afërt.
Dy të akuzuarit, sipas prokurorisë, ua kishin dorëzuar vëllezërit Bytyçi pjesëtarëve të panjohur të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët më pas i kanë vrarë. Trupat janë gjetur në një varrezë masive me duar të lidhura me tela. Gjykata në Beograd tha sot se akuzat ndaj tyre nuk janë vërtetuar.
Procesi kundër dy ish-policëve serbë filloi më 13 nëntor 2006 dhe zhvillimi i tij u përcoll me reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes. Shefja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd Natasha Kandiç, e cila përfaqësonte familjen. (voa/start)