Ahmeti: Enciklopedia, pamflet që prodhon konflikt
“Ky pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative, mjaftë tekst tendencioz, përçarës që ndikon seriozisht në ftohjen e marrëdhënieve mes dy komuniteteve më të mëdha, një pamflet që prodhon konflikte. Pse zoti Ristovski nuk ka konsultuar enciklopeditë vërtetë shkencore të vendeve të ndryshme të botës siç është p.sh enciklopedia gjermane, ku Insbrukun e vlerëson si qytet të lashtë ku jetonin bashkërisht ilirët me romakët. Pse zoti Ristovski nuk i bën një vizitë qytetit të vjetër të Romës ku në gurë është shënuar pjesa e Adriatikut, e gjithë ka qenë e banuar me ilirët. Pse zoti Ristovski nuk paraqet argumente që rilindja kombëtare e kroatëve është quajtur Iliria”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti thotë se kjo enciklopedi është e dëmshme gjithashtu edhe për vetë maqedonasit dhe shpreson që nga ajo, të distancohen të gjithë intelektualët e mirëfilltë maqedonas. “Të thuash për shqiptarët që janë ardhacak, të thuash dhe të shpifësh për shqiptarët që nuk janë autoktonë në trojet e tyre në Maqedoni vërtet është një shpifje që assesi nuk ka mbulesë shkencore dhe assesi se nuk thuhet vërteta”.
Unë shpresoj që ky rast të shërbej që në sipërfaqe të dalin forcat intelektuale të komunitetit maqedonas bashkërisht me inteligjencën shqiptare ta denoncojnë këtë provokacion dhe të kërkojnë që ky pamflet të tërhiqet nga qarkullimi sepse nuk është në të mirë të vendit. Ne kemi probleme sot shumë më shumë serioze. Me këtë rast duhet të theksoj se kemi kontest me Greqinë, gjithashtu po hapen edhe konteste të tjera si me Bullgarinë, si me Serbinë”, theksoi kreu i BDI-së.
Më tej, Ahmeti tha se “nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbuzen të nëpërkëmbën sepse fundi-fundit këto janë fakte historike dhe historinë sot nuk mund ta bëj në mënyrë tendencioze Bllazhe Ristevski me kompaninë e tij”. (alsat-m/start)