E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia mbyll zyrat për pasaportat në Kosovë

Serbia është detyruar që të respektojë kërkesën e Komisionit Evropian për moslëshimin e dokumenteve të saj në territorin e Kosovës.

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka bërë të ditur se zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që kanë funskionuar deri tani në Kosovë, nuk do të mund të lëshojnë pasaporta serbe.  Sipas tij, qytetarët e Kosovës do të mund të pajisen me pasaporta biometrike të Serbisë, por aplikimi për këtë duhet bërë vetëm në Beograd.

Qeveria në Prishtinë ndërkaq e ka mirëpritur mbylljen e zyrave të Serbisë që kanë lëshuar dokumente serbe në Kosovë. Zvkryeministri Hajredin Kuçi tha se kjo tregon se në Kosovë nuk ka sistem tjetër të udhëheqjes, përveç atij të qeverisë kosovare. (bbc/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›