Bogdanoviç: Marrëveshja, garant për zgjedhje të rregullta

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar sot se marrëveshja me OSBE-në për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, e ka bërë plotësisht të rregullt procesin zgjedhor.
Bogdanoviç ka theksuar se me marrëveshjen me OSBE-në është bërë e mundshme që qytetarët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e 6 majit.
Zvogëlimi i numrit të vendvotimeve nuk do të duhet të shqetësojë serbët e Kosovës, sepse shumë vendvotime janë bashkuar kryesisht për shkaqe sigurie, tha Bogdanoviç.
Sipas shtypit serb, numri i vendvotimeve nga 287 është zvogëluar në 90, gjithsej në 28 lokacione.