E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç: Nuk e ndalojmë financimin në veri

Ministri në largim i Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se Serbia nuk mund të ndalojë financimin e institucioneve të saj në veri të Kosovës derisa të përfundojnë bisedimet mbi statusin politik të veriut.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por, jo edhe për përmbushjen e kushteve, të cilat bien ndesh me interesat kombëtare.

“Nuk është e fshehtë të deklaroj se ka presion që të shpërbëhen institucionet tona në veri dhe që shteti të ndalë së financuari atë pjesë të territorit shtetëror. As ky kusht nuk është i ri, veçse bëhet me interpretim të ndryshëm, dhe ka ekzistuar edhe para shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.

Veriu i Kosovës vazhdon të mos i nënshtrohet autoriteteit të Prishtinës derisa kontrollohet nga strukturat paralele që i financon Beogradi zyrtar. Zyrtarë të shteteve të fuqishme perëndimore i kanë kërkuar Serbisë shpërbërjen e këtyre strukturave paralale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›