E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ne kufi te Izraelit 4 viktima

Katër persona humbën jetën mes tyre një civil hebre dhe tre militantë si pasoje e një sulmi në një zonë kufitare midis dy shteteve. Lajmin e kanë bërë me dije burime zyrtare. Sipas raportimeve, disa persona te armatosur hapën zjarr mbi një grup punëtorësh, që po ngrinin një tel me gjemba në një pjesë të parrethuar të kufirit midis dy shteteve.

Pas të shtënave fillestare, një togë ushtarake e ndodhur pranë doli në mbrojtje të civilëve, duke neutralizuar tre prej militantëve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu denoi ashper sulmin ndersa theksoi se përsëriti vendosmërinë e Izraelit për të përfunduar gardhin e saj përgjatë kufirit me Egjiptin.

Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, e konsideroi këtë ngjarje si një “përkeqësim turbullues”. Militantët e armatosur kaluan nga rajoni i trazuar i Sinait egjiptian, në jug të Izraelit. Sulmi ndodhi rreth 30 kilometra larg Rripit të Gazës, pranë fshatrave kufitare të Kadesh Barneas, Nitzanës dhe Beer Milkës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›