E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç: Prishtina po keqpërdor marrëveshjen

Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se është e papranueshme heqja e targave serbe në Kosovë.

“Qëndrimi ynë është i njohur, dhe ky është se EULEX duhet që t`i përmbahet rezolutës 12 44 dhe të jetë neutral ndja statusit”, ka thënë Bogdanoviq gjatë një vizite në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit duhet të vazhdojnë, ndërsa ka thënë se aktualisht po keqpërdoret paragrafi i 7-të i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

“Ne në Bruksel kemi marrë garanci  nga Robert Kuper për veriun, se për shkak të situatës specifike, në këtë pjesë të mos përdoren targat e Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.

Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që mbajnë targat e vjetra të Serbisë.

Serbët në Kosovë janë të detyruar që t`i ndërrojnë targat serbe me ato të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›