E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Nuk ka projekt për shpëtimin financiar të Spanjës

"FMN-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë për ndihmë ekonomike nga Madridi dhe nuk ka asnjë plan për një asistentë të tillë për Spanjën", deklaroi në një konferencë shtypi, në Uashington, zëdhënësi i FMN-s, Gerry Rice.
       
Zëdhënësi theksoi gjithashtu se ''nuk kishte bisedime mbi një akordim fondesh nga FMN-ja drejt mekanizmave panevropiane'', ku i referohej Fondit Evropian për Stabilizim Financiar dhe Mekanizmit Evropian për Stabilitet, (MES).

Kostoja e huamarrjes së Spanjës theu dje të gjitha rekordet e mëparshme duke arritur nivel tepër të rrezikshëm.
Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare ka arritur në 7%(me i larti që prej krijimit të euros në vitin 1999), një nivel për të cilin shumë analistë thonë se është i paqëndrueshëm në afatin e gjatë./Start/

                                                                                             2012-06-15 10:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›