E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Vëllazëria Myslimane paralajmëron për ditë të rrezikshme

Egjipti mund të përjetojë ditë të “rrezikshme” në vijim nëse pushteti rikthehet tek ata që janë të lidhur me regjimin e mëparshëm, paralajmëroi Vëllazëria.

Kandidati i këtij grupi për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen me 16 dhe 17 qershor në Egjipt, Mohamed Mursi, do të përballet me një ish-kryeministër të kohës së Hosni Mubarakut, Ahmet Shefikun. Sondazhet favorizojnë kandidatin e Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Mursi.

Vendimi i Gjykatës Supreme ka zhytur Egjiptin në trazira. Gykata Kushtetuese tha dje se zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar ishin të paligjshme e për rrjedhojë edhe parlamenti i dalë nga këto zgjedhje është i paligjshëm.

Ky vendim praktikisht kalon në duart e Këshillit Suprem Ushtarak të gjitha fuqitë ekzekutive dhe legjislative të vendit, gjë e cila nga shumë analistë politikë dhe ish-kandidatë për president u cilësua si grusht shteti nga ana e ushtrisë./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-15 11:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›